Denoncimi i fortë i Kryemadhit: Policia me mbështetjen e Prokurorisë së Elbasanit po kërcënojnë kandidatët e LSI-së
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka bërë një denoncim të fortë në emisionin “Kjo Javë”, ku është shprehur se policia e Elbasanit me mbështetjen e Prokurorisë po kërcënon kandidatët e LSI-së.
Sipas saj, prokurori i Elbasanit po intimidon kandidatët për deputetë në mënyrë që të favorizojë vëllanë e tij Besjan Ajazin, i cili është njëkohësisht këshilltar i Taulant Ballës.
“Edhe presioni i Policisë së Shtetit ndaj kandidatëve të opozitës është jashtëzakonisht i madh, por edhe i Prokurorisë. Dhe këtu përfitoj nga rasti për t’i bërë thirrje Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që të rishikojë emërimin e prokurorit të Elbasanit, i cili po përdor Prokurorinë e Elbasanit si element kërcënimi ndaj kandidatëve, për t’i hapur rrugën vëllait të tij Besjan Ajazi, këshilltarit të Taulant Ballës, i cili do të kandidojë për deputet në rrethin e Gramshit.
Ka bërë veprime të shëmtuara, por edhe të jashtëligjshme. Ndoshta ky do të jetë një moment shumë i mirë, qoftë edhe konflikt interesi, ai njeri duhet të largohet nga qarku i Elbasanit si prokuror i prokurorisë. Sepse turp më të madh sesa instrumentet e Prokurorisë së qarkut të Elbasanit, apo dhe të policisë, e në emër të Taulant Ballës, do të më vinte shumë keq dhe do të ishte një zhgënjim shumë i madh nga institucionet ndërkombëtare, të cilët kanë harxhuar para pafund për të depolitizuar sistemin e drejtësisë. Jo vetëm që nuk e kanë depolitizuar, por përkundrazi u kanë dhënë teserën e partisë së Rilindjes”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Rama, më saktë kërkesën e tij të bazuar në disa argumente, për të qendruar edhe për një mandat tjetër në krye të qeverisë.
Ajo tha se Rama është i lirë ta konceptojë këtë mandat të tretë si martesat e tij, por sipas saj nuk do të ndodhë.
Kryemadhi u shpreh e bindur për gazetaren Nisida Tufa se në 25 prill populli do vendosë, dhe Rama do marrë atë që meriton.
Pyetje: Rama ka thënë se me shumë dëshirë do kishte qendruar me familjarët e tij në shtëpi, por ka shumë punë për të bërë dhe vetëm një njeri me ambicie si ai mund ta bëjë, çfarë mendoni për këtë?
Kryemadhi: Unë do thoja që është thjesht një zvarritje dhe tërheqje vëmendjeje nga problematikat që ka sot Shqipëria. Nëse gjërat janë më mirë se 4 vite më parë shqiptarët do ta pranonin, por jam e bindur që shqiptarët jo vetëm që bëjnë shaka, por shikoni memet në rrjet. Ai kërkon ta relativizojë veten e tij si opozitë, duke krijuar idenë që të ketë diferencë sa më të vogël deputetësh. Nga ana tjetër dua të theksoj që mandati i tretë i Ramës, ai vërtet mund ta shikojë si martesat e tij, por nuk mund të ndodhi dot sepse është i destinuar me një fat të lexuar, të cilin e ka shkruar ai vetë, që jo vetëm s’do ketë shancin të qeverisë përsëri, por do të ketë shancin që të jetë shëmbulli i politikant që do të marrë shpagimin e duhur për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



