Denoncimi i qytetarit : Në Kombinat, pas 4 vitesh u kujtuan të hedhin dy shirita asfalt elektoral
VIDEO Arnimet e rrugëve me asfalt fushate
Janë të shumta mesazhet e qytetarëve të cilët shkruajnë për arnimin e disa rrugëve në kryeqytet në prag fushate. Asfalti elektoral në Tiranë ka nisur prej muajsh, pasi në shumë lagje kryetari aktual i Bashkisë, Erion Veliaj, ka nisur të mbush gropa e rrugëve të harruara, për t’u hedhur hi syve banorëve që më 14 maj t’u marrë votën. Një qytetar te fabrika e Qelqit, në zonën e Kombinatit, ka dërguar në redaksinë tonë, pamje të rrugës së lagjes së tij.
Qytetari shkruan se pas 4 vitesh, Bashkia Tiranë, më në fund është kujtuar të hedhë dy shirita asfalt në një rrugë që kishte kaq kohë në gjendje të degraduar. Në fakt kjo nuk është hera e parë që Veliaj, përdor arnimet e rrugëve për të siguruar votën sa herë është në prag zgjedhjesh, duke u shitur si kryebashkiaku që punon fort për qytetin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



