E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DENONCIMI/ “Kryebashkiaku i Vorës i dënuar në Greqi”, Berisha zbulon identitetin e rremë
Politikë

DENONCIMI/ “Kryebashkiaku i Vorës i dënuar në Greqi”, Berisha zbulon identitetin e rremë

Agim-KajmakuIsh-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot kryebashkiakun e ri të Vorës, Agim Kajmakun, që sipas tij është në kërkim nga shteti helen, pasi ai ka përdorur dhe identitetin tjetër, Jorgo Toto.

Berisha ka publikuar në Facebook një mesazh  të qytetarit dixhital, teksa shkruan se kryebashkiaku i Vorës ka patur probleme penale në Greqi dhe këtë gjë kryeministri Rama e mori vesh kur ai u regjistrua në KQZ.   Madje, Berisha shkruan se Agim Kajmaku ka si sponsor ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku që sipas tij ka punuar sëbashku me kryebashkiakun në Greqi.

 

 

“Kajmaku i Ndrikull Belushkes eshte i denuar dhe ne kërkim si Jorgo Toto nga shteti helen!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Doktor Agim Kajmaku I Edi Rames I emeruar kryetar I bashkise Vore, ka pasur probleme penale ne Greqi edhe pse Edi Rama mori vesh per kete gje ne kohen e regjistrimit ne KQZ perseri me dijeni te plote vazhdoj procesin dhe kriminalizimin e pushtetit lokal.

Agim Kajmaku sic shifet dhe nga formulari ka ndryshuar emrin dhe nuk jep asnje te dhene tjeter sic e kerkon formulari ai ka pasur emrin Jorgo Toto dhe emera te tjere.Ai eshte i denuar ne Greqi dhe ne kerkim nga ky vend. Sponsor kryesor i tije eshte Bellina Balluku sepse kane punuar se bashku ne Athine!”, shkruan Berisha.

Rama-Kajmaku-BallukuBErisha-Agim-Kajmaku

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.