E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Ministria gënjen, spitali i Durrësit e braktisi pacientin
Denoncime

Denoncimi: Ministria gënjen, spitali i Durrësit e braktisi pacientin

Gazetari Osman Stafa ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ngre akuza ndaj Spitalit Rajonal të Durrësit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për mënyrën e trajtimit të një pacienti të identifikuar si Tani.

Sipas Stafës, pacienti është transportuar me ambulancë dhe është lënë në ambientet e Portit të Peshkimit në Durrës, ku, sipas pretendimeve të tij, ka qëndruar për një natë dhe një ditë, pa u dorëzuar te familjarët.

“Spitali i Durrësit dhe Ministria e Shëndetësisë gënjejnë kur thonë se e lanë te një familjar. E lanë brenda portit, ku nuk ka familjarë, shtëpi apo njerëz që jetojnë”, deklaron Stafa në videon e publikuar.

Sipas tij, pacienti kishte marrë më herët trajtim në një spital në Tiranë, ku pritej t’i vendosej një protezë, ndërsa më pas ishte transferuar në Spitalin e Durrësit. Gazetari pretendon se vetëm dy ditë më parë ai u transportua me ambulancë drejt Portit të Peshkimit, ku dyshohet se u la pa kujdesin e nevojshëm.

Stafa shton se, ndonëse më herët kishte qarkulluar informacion se pacienti kishte humbur jetën, dëshmitarë të pranishëm kanë pohuar se ai ishte ende gjallë. Ai pretendon gjithashtu se gjatë ditës së sotme pacientit i është amputuar një këmbë.

Përmes reagimit të tij, gazetari kërkon sqarime nga autoritetet shëndetësore mbi mënyrën e menaxhimit të rastit dhe kundërshton versionin zyrtar se pacienti ishte dorëzuar te familjarët, duke argumentuar se vendi ku u la nuk është zonë e banuar.

Pretendimet e ngritura nga Osman Stafa janë bërë publike në rrjetet sociale. Deri në këtë moment nuk ka një reagim të ri nga institucionet përgjegjëse lidhur me akuzat e paraqitura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.