Denoncimi: Persona me uniformë policie rrëmbejnë avokatin Altin Goxhaj

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Aulon Kalaja ngre alarmin

Një denoncim i fortë është publikuar në rrjetet sociale nga Aulon Kalaja, i cili pretendon se avokati Altin Goxhaj është marrë nga persona të paidentifikuar që mbanin uniforma policie.

Sipas Kalasë, fillimisht autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi ngjarjen, ndërsa më pas është mësuar se Goxhaj është dërguar në Komisariati Nr. 2. Ai thekson se personat që e kanë shoqëruar nuk kishin numra identifikimi, çka ka shtuar dyshimet dhe shqetësimin për mënyrën e ndërhyrjes.

Në postimin e tij, Kalaja shprehet se nuk ka ende një arsye zyrtare për ndalimin e avokatit, ndërsa shton se qytetarë të shumtë janë drejtuar drejt komisariatit për të kërkuar informacion.

“Kushdo që e ka rrëmbyer Avokatin Altin Goxhaj, ka bërë gabimin më të madh. Fillimisht policia na tha se nuk dinte gjë, por tani e morëm vesh. Njerëz me uniformë policie dhe pa numra identifikimi e kanë çuar tek Komisariati 2, në Tiranë.

Asnjë informacion nuk na japin dhe nuk dimë asgjë, përse e kanë marë. Shume njerëz po shkojnë atje tani.
Lironi Altin Goxhaj,” shkruan Aulon Kalaja.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga policia lidhur me këtë pretendim, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një procedurë të rregullt shoqërimi apo një situatë që kërkon sqarim më të thelluar nga autoritetet përkatëse.

Ngjarja ka ngjallur reagime në rrjet dhe pritet që institucionet të japin një qëndrim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota.

Publikuar nga Publik Media