E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/ Shembet rruga në Kodrën e Gjinve, banorët në ankth
Lajme

Denoncimi/ Shembet rruga në Kodrën e Gjinve, banorët në ankth

Rruga në Kodrën e Gjinve, që lidh fshatin Luz me fshatin Zall, është shembur, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët e zonës për sigurinë e tyre, veçanërisht për fëmijët.

Sipas banorëve, një pjesë e trasesë së rrugës ka pësuar shembje të konsiderueshme, ndërsa familjet që jetojnë pranë saj e kanë thuajse të pamundur lëvizjen, për shkak të rrezikut të vazhdueshëm dhe rrëshqitjes së dherave.

Situata bëhet edhe më problematike pasi shembjet kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve, duke izoluar zonën dhe duke vështirësuar lëvizjen e banorëve.

Rastin e ka denoncuar publikisht edhe ish-kandidati për deputet i qarkut Durrës nga radhët e Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i cili ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Rruga ka nevojë urgjente për ndërhyrje dhe stabilizim të trasesë, për të shmangur rrezikun e aksidenteve dhe për të garantuar sigurinë e banorëve të zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.