Deputeti Bylykbashi: Paratë e drogës mbushin apartamentet!
I ruajnë me kondicioner që të mos myken
Përafrimi i ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit” me legjislacionin e Bashkimit Europian u diskutua në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve.
Gjatë diskutimit, deputetë të opozitës ngritën pikëpyetje për efektivitetin e zbatimit të ligjit deri më tani. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi pretendoi se në ekonominë shqiptare qarkullojnë sasi të mëdha parash me origjinë të paligjshme, përfshirë të ardhura nga trafiku i drogës.
Ai tha se, sipas tij, këto para ruhen në apartamente të marra me qira dhe të pajisura me sisteme kondicionimi, për të shmangur dëmtimin e tyre nga lagështira.
“Paraja e pisët, që nuk ka shqiptar që nuk e di që është me volum gjigant, me metra kub, marrin me qira apartamente, i blindojnë dhe minimumi dhomë të mbushur plot me sisteme kondicionimi që mos t’u myken paratë, me njerëz që kanë detyrë t’i kthejnë që mos t’u myken paratë, madje hyjnë sasi parash me mjete transporti nga trafiku i drogës”, deklaroi Bylykbashi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


