E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputet ‘live’/ Balla: Janë marrë 10 mijë euro për intervistën e Nuhut, Fevziu: Je bërë si Çaplini…
Lajme

Deputet ‘live’/ Balla: Janë marrë 10 mijë euro për intervistën e Nuhut, Fevziu: Je bërë si Çaplini…

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, ka akuzuar gazetarin Basir Çollaku se ka marrë para për publikimin e intervistës së Emijano Nuhut, i cili sipas deputetit është përdorur nga PD.

 

 

Emijano Nuhun, Balla e quajti “fatkeq”. “E di ç’ probleme ka i shkreti, se jam informuar nga mediat se ish-polici apo denoncuesi i policisë, kam lexuar se ç’histori ka pasur”, tha Balla ndërsa shtoi se Emijano Nuhu nëse do ishte në detyrë, nuk do e kalonte vetingun.

“Kanë inskenuar këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së”,tha Balla në emisionin Opinion, gjatë një lidhje live me emisionin.

Deklarata, ka sjellë tension në studoi dhe përplasje verbale mes panelistëve dhe Ballës.

Pjesë nga debati në studio

Balla: Kanë inskenuar këtë këtë histori për 10 mijë euro duke përfshirë edhe emrin e grupit parlamentar të PS-së

Basir Çollaku: Dua ta falënderoj deputetit që thotë ka kërkuar 10 mijë euro

Taulant Balla: Po, bashkë shihemi në gjykatë

Basir Çollaku: Me kënaqësi që nesër

Basir Çollaku: Meqë jeni te deputeti Rrahman Rraja a e keni ditur që djali i tij ka qenë në kërkim dhe i keni kërkuar ministrit ta arrestojë? Pse si kërkoni ministrit të Brendshëm kamerat që të provojnë që s’keni qene në ambientet Policisë?

Balla: Këtë punën e kamerave do ta sqarojë policia sepse skam të drejtë.

Çollaku: Prokuroria ka dy vjet që s’bën asgjë

Balla: Po rri… Të jesh i sigurt o fatkeq….

Artan hoxha: me gazetarin nuk ke punë

Balla: Mua më vjen keq që përdoret kjo lloj politike

Blendi Fevziu: Balla, dëgjo c thotë Shkullaku se ta kam ulur zërin

Armando Shkullaku: A e keni parë ndonjëherë Ballën kështu? Ka një orë që nuk pushon

Fevziu: Dëgjo mos mbaj fjalim. Po flet kot, po flet si Çali Çaplini

Balla: Sot kam bërë kallëzim penal, pres që prokuroria ta hetojë

Shkullaku: Problemi është që se kam parë Ballën kaq të nervozuar, që ofendon gazetarë, të ndërpresësh fjalën pa filluar akoma

Balla: O zotëri unë s’dëgjoj fare, zoti Fevziu më ndihmo me teknikën

Fevziu: AAAA, me teknikën ka problem Klani s’kam ca të bëj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.