Deputetë të PS ndahuni nga Drogagjiu, bashkohuni me protestues-votuesit
Basir Çollaku
Protesta rinore kombëtare, ka kapërcyer çdo pritshmëri politike dhe publike, sa i takon pjesëmarrjes e qëndrueshmërisë. Të majtë, të djathtë, pa parti, janë në një mendje për shumë gjëra bashkë në shesh. Duhet ndryshim. Nuk i rri kjo qeveri vendit.
Kryeministri ka zënë të këndojë tollovi teknologjike, barcoleta e kujtime të thara nga librat. Krejt i shkulur nga realiteti. Çrregullimet azmatike tregojnë se punët i ka të dreqosura gjithandej. Me njerëzinë, drejtësinë, diplomacinë. Sokëllin në kafaz por nuk ia fërshëllejnë as të vetët më. Ka nisur përpjekja, o mete për vete.
PS ka një telash
Largini i deputetes Koçeku nga grupi i PS, ishte një shkrepje. Elisa Spiropali është larguar para saj. Ballukun do ia largojë SPAK-u për arsye penale, siç kërkon dhe Protesta pastrimin. Shumë shpejt. Ditmir Bushati, Ermelinda Meksi, Arben Malaj, Arta Dade, janë qortues publik, duke thënë hapur se duhet një PS pa Edi Ramën. Një qeveri gjithashtu. Të tjerë të heshtur presin hapin e parë.
Protestues të majtë në këto 21 diyë në bulevard, janë shumë. Së paku gjysma. Deputetë të PS, keni votat tuaja kundër në shesh. Keni votuesit kundër sepse e vërteta ka folur me secilin prej tyre. Nuk mbahet më çatia me haluçinacionet e Ramës, Ulësiut, Zeqinesë e Miles, apo mesazhet turistike me IA të Ballës.
Për të shpëtuar pjesë të PS deputetët duhet të vrapojnë të ndahen nga Rilindja. Të ndahen nga Rama. Ta dorëzojnë atë në SPAK ku ka pafundësi dosjesh. Të mos rrinë peng i zyrës së koordinator Gysit. As dhunës së Ballukut. Aty ka deputetë pa mëkate asgjësuese. Të largohen nga këneta e shefit. Të dakortësohen për një qeveri kujdestare. Të pastrohet pellgu nga “arubaxhinjtë” e kokainxhinjtë, siç thotë Rama drogaxhinjtë, ku dyshon dhe veten. Sa më gjatë pranë drogagjiut aq më e shpartalluar do të bëhet PS. Ndërkombëtarët e kanë braktisur. Votuesit e 2025 po. Ju çfarë prisni. T’ju marrë me vete. Atje ku është nisur ai, është dhoma falas.. Mendojeni shpejt, pa u bërë aq vonë sa nuk vlen më..
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



