E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeten nuk e fusin në asnjë listë të kandidatëve, por poston foton e GËZUAR: E humbura s’jam unë
Publik News

Deputeten nuk e fusin në asnjë listë të kandidatëve, por poston foton e GËZUAR: E humbura s’jam unë

Deputetja e opozitës parlamentare Edlira Hyseni, u fut në Kuvend dy vite më parë, pas largimeve të deputetëve të LSI-së dhe djegies së mandateve.

Tashmë ajo është lënë jashtë çdo liste për zgjedhjet e 25 Prillit. Ajo nuk ka siguruar qoftë edhe një vend jo të sigurtë në listën e PS-së në Durrës.

Por, ajo nuk është mërzitur madje thotë se në këtë rast e humbura nuk është ajo.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hyseni shkruan se këto dy vite në parlament është e kënaqur me veten dhe me punën që ka bërë.

Postimi i plotë:

Qe tju them se sjam e merzitur sot..

E kenaqur me veten, per punen e marr persiper, te cilen u perpoqa ta bej sa me mire kam ditur dhe kam mundur ..

E privilegjuar nga mbeshtetja dhe vleresimi emocionues qe me keni dhene ne keto dy vite parlamentare, aq sa me keni bere te flas ne ate foltore qetesisht, sikur te ishim aty bashke..

Me fat te kem ne krah nje familje qe krenohet..

Cte shtoj.. ?

Me duket sikur e humbura sjam une..

Faleminderit nga zemra!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.