“Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së për ditën e enjte në orën 19:00. Mbledhja është caktuar bazuar në kompetencat e njohura nga Statuti. Kur partia ndodhet pa kryetar, Statuti parashikon që Sekretari i Përgjithshëm ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet online dhe organizimi është ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar. Kjo ndodh pas kërkesës së 7 deputetëve të PD-së për të pezulluar zgjedhjet e 29 korrikut për kryetarin e partisë.”
“Gazment Bardhi do të thërrasë Këshillin Kombëtar pas kërkesës që bënë 7 deputetë të PD-së. Është sekretari i përgjithshëm që ka të drejtë që të thërrasë Këshillin Kombëtar. Ajo që u paralajmërua nga deputetët, është duke ndodhur. Të enjten do të jetë mbledhja e Këshillit kombëtar”, tha Osman Stafa.