E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Gjekmarkaj flet pas deklaratave të ambasdës amerikane dhe britanike: PS të reflektojë. Kom. hetimore dhe heqja dorë nga emërimi i opozitës parakushte për…
Lajme

Deputeti Gjekmarkaj flet pas deklaratave të ambasdës amerikane dhe britanike: PS të reflektojë. Kom. hetimore dhe heqja dorë nga emërimi i opozitës parakushte për…

Pas deklaratave të ambasadës amerikane dhe asaj britanike në lidhje me situatën në Parlament, nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, thekson se një parlament që nuk respekton të drejtat e opozitës, humb funksionimin normal të tij. Ai i bën thirrje kryeparlamentares Nikolla dhe mazhorancës që të reflektojnë.

Reagimi i plotë:

Përshëndes deklaratat konstruktive të partnerëve tanë strategjik SHBA-Britani e Madhe, për dialog konstruktiv mes opozitës dhe mazhorancës. Me përgjegjësinë ndaj interesit të qytetarëve prej më shumë se një muaj, opozita kërkon kthimin në normalitet të Parlamentit dhe funksionimin e plotë të tij, duke respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës.

Një parlament që nuk respekton të drejtat e opozitës, humb funksionimin normal të tij, duke mohuar ushtrimin e përgjegjësisë për mbikëqyrjen demokratike të qeverisë. Është e papranueshme për një vend demokratik që dialogu konstruktiv mes palëve të zëvendësohet me shndërrimin e sallës së parlamentit në repart gardist, për të shuar me forca sigurie zërin e opozitës për të drejtat e saj.

Me besimin e plotë se funksionimi normal i Parlamentit kërkon mbi të gjitha respektimin e opozitës, i bëj thirrje Kryetares së Kuvendit dhe mazhorancës të reflektojnë dhe ti krijojnë opozitës mundësinë për të ushtruar e qetë të drejtat e saj kushtetuese në mbrojtje të interesit të qytetarëve. Ngritja e Komisioneve Hetimore dhe heqja dorë nga emërimi i opozitës, janë parakushte për një Shqipëri të denjë për të qenë anëtare e NATO-s dhe vend kandidat në BE.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.