E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti gjerman:  Çfarë na siguroi kryeministri për Saimir Tahirin”
Publik News

Deputeti gjerman: Çfarë na siguroi kryeministri për Saimir Tahirin”

Deputeti social demokrat gjerman, Josip Juratovic, ne nje interviste ekskluzive per “Studio e Hapur”, tregoi se cfare kishte thene kryeministri Edi Rama ne takimet e tij ne Berlin, kur ishte pyetur per ish ministrin e Brendshem Saimir Tahiri.

Nëse Tahiri është kusht nga Gjermania për hapjen e negociatave, deputeti gjerman tha:

“Kryeministri na siguroi te gjitheve se do te veprojë menjehere sa të ketë prova të mjaftueshme nga Prokuroria.

Sa i perket heqjes se imunitetit, ne kemi kritere te ndryshme nga Shqiperia.

Megjithate, dua ta bëj të qartë se kriteret per hapjen e negociatave nuk vendosen as nga Gjermania as ndonjë vend tjetër. Gjermania s’do i kërkojë kurrë nje qeverie të provojë kredibilitetin e saj duke arrestuar një zyrtar, rëndësi ka zbatimi i ligjit”.

Lidhur me pyetjen se cilat janë shanset që në qershor Gjermania të votojë në favor të hapjes së negociatave, deputeti tha:

“Unë jam në favor të hapjes së negociatave. Dhe sigurisht nuk jam I vetëm në qëndrimin tim. Megjithaë, është e vështirë për të thënë se në cilin krah qëndron shumica në këtë pozicion pasi nuk ka patur asnjë votim deri tani. Unë do të vazhdoj të suportoj procesin e demokratizimit. Në fund të fundit, një refuzim I hapjes së negociatave dhe perspektiva e tyre, thjesht sa do të inkurajonte kundërshtarët e zgjerimit të Bashkimit Europian”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.