E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti i PD, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK, goditi me grusht Vullnet Sinén
Lajme

Deputeti i PD, Bledion Nallbati paraqitet në SPAK, goditi me grusht Vullnet Sinén

Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur në SPAK, pak ditë pasi në seancën parlamentare tentoi të qëllonte me grusht socialistin, Vullnet Sina.

Kujtojme qe pak dite me pare, grupi i PS-së kallezoi penalisht deputetin e opozitës Bledjon Nallbati.

Kreu i Grupit, Bledi Çuçi njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për Bledjon Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, thekson ai.

Deputeti i PD-së akuzohet për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, shkruan Çuçi.

SI NDODHI KONFLIKTI NE KUVEND?

Seanca parlamentare e 30 tetorit nisi me konfrontime. Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati goditi me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.

Sherri nisi për shkak se deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin.

Ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë, gjatë kësaj situatë të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka drejtuar grushtin drejt socialistit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.