Deputeti i PS ironizon kryetaren e Komisionit: S’jemi në ‘Albana Vokshi Fun Club’

Nuk e pranojmë rolin e statistikës në skenarin e parashkruar nga ju

Deputeti i PS-së, Ilir Metaj ka ironizuar kryetaren e Komisionit Hetimor për Check-up dhe Sterilizimin, teksa u shpreh se “s’jemi në ‘Albana Vokshi Fun Club”.

Deputeti Metaj theksoi se nuk do të pranojnë të jenë në tavolinë thjesht në rolin e statistikës, duke shtuar se do të japin opinionin e tyre.

“Ju mund të doni që koha e këtij komisioni të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit uaj të artikuluar por nuk funksionon kështu komisioni hetimor”,u shpreh ai.

Pjesë nga diskutimi:

Ilir Metaj: Jemi në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë dhe jo në Albana Vokshi Fun Club, kështu që të paktën asnjë nga ne, të anës këtej të tavolinës nuk e pranojmë rolin e statistikës në skenarin e parashkruar nga ju.

Keni treguar qartë dhuntinë tuaj për të marrë tezat dhe antitezat e rregullores dhe për të prodhuar një sintezë ku rregullorja, ka vetëm pikat që sugjestionohet nga pëlqimi juaj.

Edhe vetë Hegel do t’ju duartrokiste fort. Ju mund të doni që koha e këtij komisioni të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit uaj të artikuluar por nuk funksionoin kështu komisioni hetimor.

Do të duhet të mbijetoni me opinionet tona dhe t’i respektoni deri në fund.

Albana Vokshi: Për të respektuar kërkesat tuaja, miratuam rendin e ditës. Ju kujtoj që hetimi fillon me dërgimin e kërkesat e nismëtarit, pastaj pasi merren provat miratohet plani. Plani është për dijeni, jo për miratim plani. Nuk jemi fare në dijeni të këtij plani. Po dezinformojni.

Publikuar nga Publik Media