Deputeti italian ngre alarmin: Shqipëria po kthehet në laborator
Deputeti italian Angelo Bonelli, përfaqësues i partisë “Alleanza Verdi e Sinistra”, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku protestat për mbrojtjen e Zvërnecit kanë marrë vëmendje të gjerë publike.
Në qëndrimin e tij, Bonelli thekson se situata në Zvërnec tejkalon dimensionin mjedisor dhe lidhet drejtpërdrejt me balancën mes demokracisë dhe ndikimit të kapitalit të madh.
Sipas tij, ajo që po ndodh në Shqipëri përbën një precedent shqetësues, duke e cilësuar vendin si një terren eksperimental për interesa të fuqishme ekonomike ndërkombëtare.
“Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë.
Shqipëria po bëhet një laborator për spekulime të reja ndërkombëtare: ishuj të shitur Kushnerit, dhëndrit të Trumpit, plazhe të mbrojtura nga buldozerët dhe protestues të sulmuar. Ka të bëjë me mjedisin, demokracinë dhe sovranitetin,” shpehet Bonelli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



