Deputeti Koreshi : Korrupsioni ka qenë në shtëpinë e kryeministrit, nga atje ka dalë!
Edi Rama o është hajduti më i madh, o është budallai më i madh!
“O është hajduti më i madh, o është budallai më i madh!” – Kështu gjykon deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, për kreun e qeverisë, Edi Ramën, që ka zgjedhur ta injorojë opozitën në të gjithë të vërtetat që i ka përplasur fytyrës dhe me të gjitha format, për korrupsionin në të cilin është zhytur si Kryeministër bashkë me ministrat dhe deputetët e tij, por edhe si kryefamiljar.
“Korrupsioni ka qenë në shtëpinë e kryeministrit, nga atje ka dalë, – Mendon ti se vodhën 430 milionë euro të inceneratorëve dhe nuk di gjë Kryeministri?!
Po ka shtet të botës me këto lloj shumash që …?! E kupton, është sa 1/10 e buxhetit! Mendon ti se Kryeministri ka qenë në gjumë dhe nuk di ku kanalizohen dhe derdhen këto?!
Vetëm një ministre e Financave idiote mund të thoshte ” jo, lekët e inceneratorëve nuk dalin nga Buxheti i Shtetit, se ne ia japim bashkive dhe ato i paguajnë”!!!
Çmenduri ajo që po ndodh këtu!
Nuk e di kryeministri se 17 Vendime të Këshillit të Ministrave, dalin nga kompjuteri i inceneraotrëve dhe shkojnë tek Kryeministria e aprovohen brenda ditës, po të njëjtat, siç kanë shkuar me e-mail?!
Kush është ky që nuk i ditkërka këto?! S’ka mundësi! Si u bëkan gjithë këto gjëra?!
Kur flitet në media, nuk bëhet kurioz ky njeri “çfarë po ndodh?! Po ku qenka ky inceneratori që po merrka gjithë këto para nga buxheti i shtetit?!” Kjo do të thotë që ka dy mënyra: Ose ti je hajduti më i madh që qëndron, ose je budallai më i madh që s’je i aftë për atë punë dhe duhet të ikësh!” nënvizoi prerazi, Korreshi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



