E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputeti Salianji kritik me grupin e Alibeajt : Po shkon pas interesave personale, pas tyre fshihet Lul Basha
Publik News

Deputeti Salianji kritik me grupin e Alibeajt : Po shkon pas interesave personale, pas tyre fshihet Lul Basha

Deputeti i PD, Ervin Salianji, komentoi për RTV Ora situatën në Partinë Demokratike. Salianji u shpreh se ka emra që fshihen në PD, duke iu referuar grupit të Enkelejd Alibeajt, për të mbajtur peng partinë dhe për të nxjerrë emra të njëanshëm në zgjedhje.

Sipas Ervin Salianjit, kandidatët e grupit të Enkelejd Alibeajt nuk ecin me procesin e votës ndërsa shtoi se Lulzim Basha nuk po heq dorë dhe fshihet pas këtij grupi.

“Sigurisht që ka emra që fshihen në PD-në zyrtare për ta mbajtur peng partinë dhe për të nxjerrë emra të njëanshëm në zgjedhje vetëm për interesa personale të dikujt. Duket se kush janë këta. Këta kandidatë nuk po ecin me procesin e votës. Është ish-kryetari i PD-së që nuk po heq dorë.”-tha Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.