E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja britanike reagon pas deklaratës së SHBA-ve , i quan hipokrizi ndëshkimet ndaj Kosovës
Bota

Deputetja britanike reagon pas deklaratës së SHBA-ve , i quan hipokrizi ndëshkimet ndaj Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë një deklaratë të re lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit. DASH ka kërkuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që të lirojë menjëherë dhe pa kushte të tre policët e Kosovës. Sipas DASH, këta policë po mbahen në burg në Serbi nën akuza të rreme. një akt i kundërligjshëm. 

Ajo në një postim në Twitter, ka shkruar se e mirëpret këtë reagim të SHBA-ve, teksa ka përmendur se vendimi i kryeministrit Albin Kurti për kryetarët e komunave është një akt i kundërligjshëm.

“E mirëpres konfirmimin e SHBA-ve për ndalimin e paligjshëm të tre policëve kosovarë për “akuza të rreme”. Ndryshe nga vendimi i Kurtit për kryetarët e komunave, ky është një akt i kundërligjshëm. Por ndëshkim i shpejtë vetëm për Kosovën? Si çelësi i de-përshkallëzimit, sanksionet mund të mos ndihmojnë, kjo është një hipokrizi”, ka shkruar Kearns.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.