E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PD akuza Ramës: Përzuri shqiptarët dhe ktheu vendin në një magazinë refugjatësh
Lajme

Deputetja e PD akuza Ramës: Përzuri shqiptarët dhe ktheu vendin në një magazinë refugjatësh

Deputetja e Lezhës Lindita Metaliaj  akuza Ramës  se si e trajtoi Gjadrin, Lezhën dhe gjithë Shqipërinë si çiflig të tijin personal.

Kjo marrëveshje ka papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe një sërë ligjes kombëtare e ndërkombëtare që shkelen nga kjo marrëveshje, ka thënë ajo.

“Në këto dhjetë vite janë larguar mbi 1 milionë shqiptarë dhe vendi ynë është shndërruar në një magazinë refugjatësh, pra, ku do të importohen refugjatë. Një kryeministër që nuk arrin të mbajë dot në vendin e tij shqiptarët, por i degdis në rrugët e Europës, ndërkohë që ka ngritur këto magazina refugjatë fatkeq. Nuk kemi asgje kundra refugjatëve dhe emigrantëve, dhe kjo është qëllimi i Ramës që të na paraqesë ne si ksenofob, por kjo nuk është e vërtetë. Shqiptarët janë mikpritës, po kjo bëhet për qëllime personale të Edi Ramës, i cili ka vetëm pushtetin e tij në qendër. Është totalisht e papranushem arrogancë e Edi Ramës duke mos i pyetur shqiptarët, nuk ka mbajtur asnjë dëgjesë publike. Ishte një terr informativ dhe kjo ishte e qëllimshme që pasi të kishte firmosur marrëveshjen t’u thoshte shqiptarëve. Ne e çuam në Gjykatën Kushtetuese, e cila e pezulloi njëherë, por më pas nën ndikimin e Ramës, me atë votimin e turpshmë 4 me 5 e kaloi marrëveshjen. Emigrantët nuk po kërkojnë Shqipërinë, ata po kërkojnë një vend të BE-së.”- tha Metaliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.