E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PD-së zbulon SMS-të e ardhura nga mësuesja: Pyetjet u janë dhënë të zgjidhura militantëve të PS-së
Lajme

Deputetja e PD-së zbulon SMS-të e ardhura nga mësuesja: Pyetjet u janë dhënë të zgjidhura militantëve të PS-së

Provimi i Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, ka denoncuar në rrjete sociale daljen e pyetjeve të provimit të Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.

Vokshi teksa ka postuar mesazhin e ardhur në adresë të saj nga një mësuese, thekson se pyetjet e testimit që pritet të mbahet sot në Tiranë kanë dalë dhe u janë dhënë të zgjidhura militantëve të Partisë Socialiste, në mënyrë që ata të kalojnë në testin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar.

Postimi i plotë:

Skandali!!

Mësuesja në Elbasan denoncon #skandalin me provimin e Vlerësuesve të Arsimit Parauniversitar që do të zhvillohet sot në orën 14.00 në Tiranë në shkollën Sabaudin Gabrani.

Dalin pyetjet me porosi të Ministres Evis Kushi që të certifikohen të njohurit e Ministres dhe militantet e partisë…..

Ky është “vetëreformimi” në arsim për të cilin foli Kryeministri Rama dje në Asamblenë e PS…

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.