E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja e PD Zhupa : Akadamia e Gjinushit i bëri paratë paratë “rrush e kumbulla” për dieta e udhëtime të kryetarit
Lajme

Deputetja e PD Zhupa : Akadamia e Gjinushit i bëri paratë paratë “rrush e kumbulla” për dieta e udhëtime të kryetarit

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka reaguar për raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Akademinë e Shkencave, thotë se auditimi zbardh “arsyen e vërtetë të luftës për mandatin e dytë të Gjinushit: vazhdimin e abuzimeve me paratë publike në emër të Akademisë”.

Sipas Zhupës, Skënder Gjinushi kopsiti një ligj me ndihmësit e tij Koçi-Beqiraj për të garantuar vazhdimin e abuzimeve, injorimin e asamblesë dhe akademikëve dhe zhdukjen e fondeve pa asnjë dokument.

“Vetëm një pseudo studim për covidin, janë gjetur abuzim 240 milion lek. Por sa e sa pseudo studime të tjera dhe abuzime të tjera janë bërë?! Gjinushi pa asnjë botim shkencor vetë, është afërmendsh që Akademinë nuk e donte për shkencë por për fondet publike që menaxhon. KLSH nuk arriti të zbulonte dokumente justifikues për shërbime dhe dieta brenda e jashtë vendit, pasi praktikat nuk ishin shoqëruar me program aktivitetesh, ishin pa data, pa numra protokolli dhe pa përcaktimin e kostove. Për çështjen e madhe të shkrirjes së albanologjisë vetëm për të marr më shumë para Gjinushi nga shteti, KLSH konstanton se: Gjinushi nuk ka hartuar asnjë relacion mbi riorganizimin e këtyre instituteve dhe nuk gjendet asnjë dokument që të provojë se kreu i Akademisë së Shkencave të ketë marrë opinionin ose aprovimin e anëtarëve të tjerë të asamblesë. Këto gjetje që lidhen me injorimin e vendimarrjeve kolegjiale, i ka ngritur me dhjetra raste akademiku Artan Fuga, brenda dhe jashtë Akademisë, por veglat e korrupsionit vështirë se do i pranonin se ju priteshin krahët”.

Akademia e Shkencave, nën drejtimin e Gjinushit, nuk ka vendosur në dispozicion të audituesve shtetërorë asnjë dokumentacion mbi mënyrën se si është hartuar projekt-buxheti i institucionit, thotë Zhupa në reagimin e saj në “Facebook”.

“Pikërisht këto gjetje ulëritëse në një institucion që duhet ishte djepi i urtësisë, shkencës, kontributit për vendin, tregojnë se ku është katandisur Akademia e Shkencave nën drejtimin e Gjinushit. Ato para publike jepen për akademikët e nderuar, për shkencëtar e rinj, për studime themelore për vendin dhe jo për “rrush e kumbulla” dieta e udhëtime të kryetarit dhe adjutantëve të tij.

Ky raport do jetë baza për hetime të thelluara nga ana e drejtësisë shqiptare, sepse nuk mund të lejohen oaze korrupsioni dhe abuzimi në emër të shkencës që nuk bëhet”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.