E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja Ina Zhupa merr pjesë në Kuvendin e thirrur nga Berisha: Hap drejt bashkimit
Lajme

Deputetja Ina Zhupa merr pjesë në Kuvendin e thirrur nga Berisha: Hap drejt bashkimit

Objektivi ynë është të fitojmë përballë Edi Ramës

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Zhupa deklaroi se ky është një hap për bashkimin e partisë ndërsa shtoi se objektivi i vetëm i demokratëve është të mundin Edi Ramën.

“Marr pjesë në këtë Kuvend jo për të konsideruar si palë me njërin apo tjetrin. Kam ardhur për të bërë një gjest nga ana ime në drejtim të bashkimit dhe në respekt të demokratëve që ndodhen në këtë Kuvend.

Ky nuk është akti i fundit. Bashkimi është proces dhe ky proces duhet të ndiqet hap pas hapi. Objektivi ynë duhet të jetë që të fitojmë përballë Edi Ramës. Përballë Edi Ramës fitojmë duke qenë të bashkuar.

Mos e merrni si akti i fundit i bërjes me një palë kundër një pale tjetër. Të lëmë pas sedrën dhe të bëjmë një hap drejt bashkimit. Demokratët mund të bashkohen me vullnet. Përderisa e kanë vullnetin le ta shprehin”,deklaroi Ina Zhupa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.