E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja  Jorida Tabaku :  Pensionet e minatorëve  duhen trajtuar ndryshe!
Lajme

Deputetja Jorida Tabaku : Pensionet e minatorëve duhen trajtuar ndryshe!

Bëjnë ndër punët më të rënda, me sigurinë më të ulët për jetën

Tabaku shprehet se ata bëjnë një nga punët më të vështira dhe të rënda, me sigurinë më të ulët të jetës.

“Duke qenë se i pashë në protestë tek Parlamenti, ndalova për të biseduar se kush janë problemet. Ata kërkojnë statusin e minatorit për pothuajse 3500 minatorë që janë në një ndër punët më të vështira, më të rënda, me sigurinë më të ulët të jetës, e cila siguron të ardhura të ulta për familjen. Por çfarë ndodh kur del në pension, përveç faktit që është me një rrezik të lartë”, u shpreh në një video të publikuar në FB.

Ndërsa krahas videos shkruan: “Një qeveri që keqshpenzon taksat më shumë se çdo qeveri tjetër. Mirëpo s’ka pasur vend në buxhet për rreth 3200 minatorë dhe tu ofrojë statusin e minatorit! Kjo duhet ndryshojë! Ndaj sot e nisa ditën me minatorët për një propozim tjetër ligjor! Puna duhet respektuar! Pensionet e tyre duhen trajtuar ndryshe!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.