Dërgohet për gjykim çështja e “Rrumit” të Shijakut, 400 mijë m2 në Lalz me korrupsion
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për Aleksandër Lahon, i njohur si “Rrumi i Shijakut,” dhe ish-avokatin e shtetit, Irgen Kërçuku, duke i akuzuar ata për vepra të korrupsionit. Çështja është tani dërguar në gjyq.
Sipas SPAK, Irgen Kërçuku, i cili në atë kohë kryente detyrën e avokatit të shtetit, është akuzuar se ka marrë një shumë prej 900,000 lekë të reja nga Aleksandër Laho. Kjo shumë është dhënë për të shmangur pjesëmarrjen e Kërçukut në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, palë e paditur ZVRPP Durrës dhe palë e tretë Avokatura e Shtetit, si dhe për të mos ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Në njoftimin e SPAK, është përcaktuar se Irgen Kërçuku është akuzuar për “Korrupsionin pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike,” sipas parashikimeve të nenit 259 të Kodit Penal në kohën e kryerjes së veprës penale.
Së bashku me Kërçukun, Aleksandër Laho është akuzuar për “Korrupsionin aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike,” kryer në bashkëpunim, sipas nenit 244 dhe 25 të Kodit Penal.
Hetimet e Prokurorisë e kanë dëshmuar në mënyrë të përbashkët se Irgen Kërçuku ka marrë një përfitim të parregullt në vlerën 900,000 lekë nga Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi,” për të shmangur pjesëmarrjen e tij në procesin gjyqësor me palë ndërgjyqëse paditës Pal Seçuni, palë e paditur ZVRPP Durrës dhe palë e tretë Avokatura e Shtetit, si dhe për të mos ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.
Hetimet vazhdojnë për fakte të tjera penale dhe procedimi penal është ndarë për këtë qëllim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



