“Deri tani mbi 15 mijë të vaksinuar”/ Manastirliu: Ja kur pritet të vijnë dozat e tjera.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Lezha tha se deri tani janë vaksinuar 15 persona, ku pjesa më e madhe janë staf mjekësor.

Sipas Manastirliut çdo ditë vaksinohen rreth një mijë persona, ndërsa deklaroi se në datën 15 do të vijnë 8 mijë doza nga Pfizer.
“Ne po vijojmë në gjithë qendrat e vaksinimit të përqendruar. Kemi arritur mbi 15 mijë vaksinime, 12 mijë janë staf mjekësor. Çdo ditë bëjmë rreth 1 mijë vaksinime dhe besoj do ecim më shumë me ardhjen e serive të tjera të vaksinimeve qoftë nga Covax, që besoj dy javët e parë do të vijë seria e parë dhe Pfizer ku data 15 do të jetë ardhja e dërgesës tjetër 8 mijë vaksina”, tha Manastirliu.
Sipas saj po vazhdon puna edhe për dozën e dytë, ndërsa me vaksinat e AstraZenecës do të vaksinohen mësuesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



