E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Derrat e egër pëlajne  kokainën me vlerë 20 mijë euro shqiptarëve
Publik News

Derrat e egër pëlajne kokainën me vlerë 20 mijë euro shqiptarëve

Derrat e egër në rajonin toskan të Italisë ka thithur kokainë me vlerë 20 mijë euro, të lënë nga bandat në pyll.

Policia arrestoi një italian dhe tre shqiptarë, të cilët kishin futur kokainën në kavanoza dhe i kishin futur nën dhe. Por kjo nuk i shpëtoi derrave.

Oficerët arritën të zbulonin rrjetin e shpërndarësve të kokainës ndërsa po hetonin vrasjen e shqiptarit 21-vjeçar në vitin 2018 në Sinalunga.

Pas përgjimit të telefonatave, policia dëgjoi zërat e të dyshuarve duke u ankuar për prishjen e drogës nga kafshët.

Dyshohet se ata trafikonin afërsisht dy kilogramë kokainë çdo muaj dhe e shpërndanin në bare e klube në qytetet Arezzo dhe Siena.

Dy prej të dyshuarve janë lënë në paraburgim, ndërsa dy të tjerë po hetohen në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.