Dëshmia e 18-vjeçarit: Më ngacmoi të dashurën, ndaj desha ta vrisja…
Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli dy miqtë, Armir Hasani dhe Xhorxh Çuni, të cilët akuzohen se tentuan të vrisnin një 16-vjeçar në Kamëz.
Armir Hasani
Sipas dy të rinjve, 18-vjeçari Armir Hasani qëlloi me kallashnikov ndaj të miturit pasi ai kishte ngacmuar të dashurën e Xhorxh Çunit.
Armir Hasani plagosi me plumb në këmbë adoleshentin, ndërsa 19-vjeçari ka pasur rolin e ndihmësit për t’u arratisur nga vendngjarja.
Dy të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por uniformat blu ende nuk e kanë gjetur.
Plagosja e të miturit ndiodhi të mërkurën (18 tetor) në Kamëz.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



