Dëshmia e motrës në polici: Nëna me tre fëmijët, dhunohej barbarisht nga burri

Të tjera detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik. Nëna dhe tre fëmijët e saj dyshohet se janë mbytur në lumin e Bunës, ndërkohë që trupi i një prej vajzave të saj, 9 vjeçe është gjetur.

Motra e gruas pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma Arrizi dhunohej barbarisht, bashkë me fëmijët e saj, nga bashkëshorti.

Dëshmia e saj, por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vënë në pranga Erdgys Arrizin për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes.

Ngjarja tragjike në Shkodër, reagon Policia: 31-vjeçari i

Policia e Shkodrës ka dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë në Shkodër.

Policia e Shkodrës ka zbuluar detaje të mëtejshme lidhur me largimin nga banesa të një 39-vjeçareje së bashku me 3 fëmijët e saj të mitur, një prej të cilëve u gjet sot i pajetë në ujërat e lumit Buna. Vajza 9 vjeçare u gjet e pajetë nga një peshkatar i zonës dhe dyshohet se është vetëmbytur.

Sipas policisë, raportohet se në pranga ka rënë bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe 3 fëmijëve, ndërsa besohet se po ashtu ai ka shkaktuar vetëvrasjen e të bijës 9-vjeçare. Vajza 9 vjeçare u gjet e pajetë nga një peshkatar i zonës dhe dyshohet se është vetëmbytur.

Sakaq, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

31-vjeçari, i cili ishte dënuar edhe më parë për kultivim të bimëve narkotike, ka denoncuar në polici largimin nga banesa të familjarëve të tij, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje pas dhunës së vazhdueshme.

“Hetimet e thelluara zbardhin një rast të dhunës në familje, që shkaktoi vetëvrasje. Vihet në pranga 31-vjecari, për dhunë ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve, si dhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare, si pasojë e dhunës. 9-vjeçarja ështe gjetur e pajetë, dyshohet e vetëmbytur në lumin Buna.

Polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet pasi dyshohet se janë vetëmbytur dhe bashkëshortja dhe 2 fëmijët e tjerë të 31-vjeçarit.

Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit E. A., 31 vjeç, të bërë më datë 03.05.2024, se më datë 02.05.2024, ishin larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe dhe 3 fëmijët e tyre të mitur (9, 8 dhe 3 vjeç), u ngrit një grup i posaçëm hetimor për të hetuar shkaqet e largimit nga banesa.

Bazuar në hetimet e kryera dhe inteligjenca policore, dyshohet se shkaku i largimit nga banesa ishte dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari, ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, të cilët dyshohet se mund të kenë kryer vetëvrasje.

Më datë 04.05.2024, u bë ndalimi i shtetasit E. A., 31 vjeç (i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike), për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Grupi hetimor ka vijuar hetimet dhe shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet për gjetjen e 39-vjeçares dhe 3 fëmijëve.

Gjatë kontrolleve, rreth orës 22:00 të datës 04.05.2024, në ujërat e lumit Buna, në fshatin Darragjat, u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare të shtetasve E. A. dhe A. A., e cila dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e dhunës nga babai i saj. Policia e Shkodrës, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijon intensivisht punën për gjetjen e 3 shtetasve të tjerë të larguar nga banesa, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.

Publikuar nga Publik Media