E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia : “Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeministrisë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shteti”.
Publik News

Dëshmia : “Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeministrisë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shteti”.

“Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeministrisë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shteti”.

Kështu pohon një prej pacientëve të paraqitur në pavijonin e Okulistikës në QSUT. Në intervistën dhënë për “Panorama”, 35-vjeçari nga Tirana, me inicialet B.K., pohon se pluhuri ka nisur të hidhet gjatë kohës që në podium ishte ngjitur për të mbajtur fjalën kryetari i opozitës Lulzim Basha.

Por duke menduar se tymnaja e krijuar ishte për efekt fushate, nuk i ka dhënë rëndësi.

Keni qenë pjesë e mitingut të Partisë Demokratike dje. Sa larg podiumit ishit?

Kam qenë dy metra larg podiumit.

Kur nisën shqetësimet e para?

Pak orë pas mitingut, rreth orës 10 të darkës. Kam pasur dhimbje të mëdha tek sytë, irritim të qepallave dhe dhimbje koke.

Në urgjencë, kur u paraqitët?

Nuk e kuptova menjëherë. Mendova se ishte diçka kalimtare dhe nuk i dhashë tepër rëndësi. Por gjatë ditës së sotme, kur pashë ata që po ndodhte, kuptova se nuk ishte rastësore. Erdha që të vizitohem. Na dhanë mjekimin dhe u ktheva në shtëpi. Prej merakut jam rikthyer sërish.

Çfarë thanë mjekët kur ju vizituan? Nga se mund të jetë shkaktuar?

Nuk e kanë përcaktuar nga se është shkaktuar. Dëmtimi që kam pësuar është i dukshëm, por janë të paqarta shkaqet.

Ju keni dyshime?

Mbaj mend diçka, por nuk i kam dhënë rëndësi. Është hedhur pluhur në distancë 4 metra larg podiumit nga ana e Kryeministrisë në drejtim të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Mendova se ishte për efekt fushate, pra diçka festive, ndaj nuk i dhashë rëndësi. Më pas e bëra lidhjen.

Kur ndodhi kjo?

Në momentin që mori fjalën kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Personat e tjera me të cilët ishit të shoqëruar, a kanë pasur shqetësime të ngjashme?

Në dijeninë time janë dy-tre persona që janë hasur me simptoma të ngjashme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.