E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DËSHMIA: SHULLAZI I ÇOI GJYQTARES FATMIRA HAJDARI, SMS PËR BIZNESMENIN YLVI BEQJA
Publik News

DËSHMIA: SHULLAZI I ÇOI GJYQTARES FATMIRA HAJDARI, SMS PËR BIZNESMENIN YLVI BEQJA

Zbardhet dëshmia: Shullazi zbulon mesazhin që i çoi gjyqtares Fatmira Hajdari: I çova SMS për biznesmenin Ylvi Beqja

Për herë të parë Emiljano Shullazi ka pranuar të flasë në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke treguar versionin e tij të ngjarjes për akuzat e kërcënimit dhe gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja.

Në seancën e sotme Shullazi ka folur për rreth 120 minuta duke mohuar ta ketë kërcënuar Ylvi Beqjan ndërsa zbuloi se i ka dërguar një mesazh në telefon edhe gjyqatres Fatmira Hajdari.

“Ai gënjen. Unë nuk e kam kërcënuar asnjëherë. Më ka kërkuar ndihmë që ta ndërmjetësoja sepse thoshte që i mbajnë peng pasurinë në Gjykatë. Përmes një miku më trokiti në derë dhe më ofroi 1.4 milion euro”, tha Shullazi.

Për ta ndihmuar Ylvi Beqjan, Shullazi pretendon se i ka dërguar mesazh gjyqatres Fatmira Hajdari.

“I bëra mesazh gykatëses Fatmira Hajdari. Ajo m’u përgjigj”, u shpreh Shullazi.

Kur u pyet nga prokurorja e çështjes së çfarë përgjigje mori nga gjykatësja Hajdari, Shullazi u përgjigj: “Në dosje e ke. Lexoje..”.

Ylvi Beqja është përfaqësues në Shqipëri i kompanisë “Saudi Brothers Commercial Company”. Ai cilësohet nga prokuroria si dëshmitar kyç për zbardhjen e kalimit të 20 për qind të ish-hotel Vollgës në pronësinë e të arrestuarit Emiljano Shullazi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.