Dëshmia Stavri Mëhillit në SPAK: Tokën në Dhërmi e kam trashëgimi nga babai!

Por nuk ka AMTP-në origjinale

Zbardhet dëshmia e Stavri Mëhillit, i cili akuzohet se përmes dokumenteve të falsifikuara ka bërë regjistrimin fillestar të tokës bujqësore 5512 m2, të ndodhur në në Dhërmi të Vlorë në emër të Foto Mëhillit që rezulton I atij dhe më pas përmes transaksioneve në përfundim prona është regjistruar në pronësi të shoqërisë “AG. TCC” shpk me përfaqësues Artan Gaçin

“Stavri Mëhilli deklaron se prona ka qenë e babait te tij shtetasit Foto Mehilli, i cili ka pasur në pronësi një AMTP. Ky shtetas shpjegon se babai ka vdekur në vitin 2015 dhe i ka lënë në shtëpi këtë AMTP, te cilën ja ka lënë në original dhe të cilën ai e ka pasur në shtëpi.

Shtetasi Stavri Mehilli ka shpjeguar proceduren e ndjekur, duke u shprehur se fillimisht ka bërë kërkesë për konfirmim AMTP-je në Këshillin e Qarkut Vlorë, në Drejtorine e Administrimit të Tokës që gjendet në varësi të këtij institucioni. Kërkesën e ka parapërgatitur me shkrim pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, në vitin 2019 dhe persa i kujtohet, ajo eshte protokolluar. Ai deklaron se i eshte kthyer pergigie nga Keshilli i Qarkut Vlore, ku bashkelidhur i ka ardhur konfirmimi i formularit nr. 6, ne emer te babait. Sipas tij, i ati kishte ne pronesi sipas AMTP-se dy parcela, nje ne vendin “Llangadhage” dhe nje ne “Perivolo, sip 5512 m2”. Deklaruesi vijon me shpjegimet e tij se, kthimi i pergjigjes nga Keshilli i Qarkut

Vlore i ka shkuar me zarf ne shepi, brenda te cilit ishte konfirmimi i formularit nr. 6. Me pas ai sqaron se ka bere je deklarate noteriale te kufitareve. Parcela ne vendin “Perivolo” ka vetem nje kufitar, shtetasin Andrea Duni. Pasi ka bere gati dosjen tek noteri, duke perfshire dokumentet si: AMTP e noterizuar, kthim pergjige nga Keshilli i Qarkut Vlore, deklaraten noteriale te kufitarve, ka bere kerkese ne Bashkine Himare per regjistrimin e prones’ thuhet në dosje.

“Shtetasi Stavri Mehilli, me pas, ne deklarimin e dates 07.06.2021 ka pohuar se nuk e dispon AMTP-ne originale me nr. 9677 date 07.02.1994, fshati Gjilek, per pasurine me sipërfaqe 6712 m2, pasi nuk e ka gjetur ne banese kete dokument. Te njejtin fakt ka deklaruar edhe per dokumentin kthim pergjige nga Keshilli i Qarkut Vlorë”

TIRANE- Sekuestrimi i një sipërfaqe prej 5512 metra katrorë nga SPAK, (Prokuroria e Posaçme), pronë që tashmë ishte kthyer në kantierin e ndërtimit të bashkëshortit të ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është një nga pikat e nxehta të diskutimit në vend.

Por cili është roli direkt i Gaçit në këtë çështje?

Përkundrejt pretendimit të Artan Gaçit, i cili gëzon statusin e investitorit strategjik, dhe në SPAK ka dëshmuar se është viktimë e një mashtrimi nëse ka një të tillë, Prokurorët kanë një tjetër mendim. Në dosje thuhet qartësisht se disa muaj përpara se Stavro Mëhilli të merrte pronësinë mbi tokën, Artan Gaçi kishte bërë pagesën e këstit të parë.

Por si u falsifikuan dokumentet?

Historia nis me kallëzimin që ka bërë banori Mihallaq Bonjaku, në vitin 2021 në Prokurorinë e Vlorës, kallëzim që fjeti 2 vite në këtë prokurori. Ai deklaronte asokohe se prona e tij qe rrethuar dhe sipërfaqja ishte falsifikuar nga familja Mëhilli.

Me kallëzimin e Belerit, SPAK vendosi bashkimin e dy procedimeve dhe marrjen e të gjitha praktikave dhe dokumentacionit që shkëmbyen institucionet për këtë pronë. Kryetari i Bashkisë Himarë, Jorgo Goro shfaqet tejet i interesuar që 5512 m2 ti kalonin Stavri Mëhillit. Kështu, më 18 mars 2019 Jorgo Goro paraqiti të dhëna të rrema, përfshirë edhe një konfirmim nga Këshilli i Qarkut Vlorë. Goro ka shënuar se AMTP-ja në emër të Stavri Mëhillit, është konfirmuar nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive në Vlorë. Gjë që në fakt rezulton se nuk është e vërtetë, pasi kjo zyrë nuk i ka kthyer asnjë përgjigje Bashkisë Himarë. Kjo shkresë ka hyrë në Këshillin e Qarkut një muaj më pas, më 15 prill. Verifikimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit konfirmoi shkeljet përfshirë edhe faktin se Foto Pavlo Mëhilli kishte në Gjilekë vetëm një ullishte me sipërfaqe 1200m2 që nuk përkonte me sipërfaqen që pasardhësi i tij, Stavri Mëhilli i shiti Artan Gaçit. SPAK ka dalë në përfundim se vërtetësia e trashgimisë nuk mund të provohet përsa kohë edhe dokumenti nga ZRVPP nuk ka dalë.

Me praktikën që kishte ndjekur në rastin e sipërfaqes 1200 m2, Stavri Mëhilli kërkoi informacion për një tjetër pronë, dhe pasi “mori konfirmimin”, “Mbi bazën e këtij dokumentacioni të përcjellë nga ana e Bashkisë, Himarë, ASHK-ja ka pajisur trashgimtarët e Foto Pavllo Mëhilli me dokumentin vërtetim nga dokumenti hipotekor për pasurinë me sipërfaqe 5512 m2”, sqarohet në dosje.

Ajo që është edhe më e kuptueshme nga hetimi është nguti që prona ti jepej Stavri Mëhillit. Nga hetimi del se më 17 shkurt 2020, 5 ditë pasi aplikoi për vërtetim pronësie, Stavri Mëhilli u pajis nga ASHK me certifikatën e pronës, ndërsa ASHK e përmbylli procedurën vetëm me praktikën e bashkisë.

Më 26 shkurt, 10 ditë pasi e mori pronën, ai e shiti pronën tek kompania e Artan Gaçit për 120 milionë lekë të vjetra, pra për 21 mijë lekë të vjetra/metri. Por këtu është edhe përfshirja e çuditshme e Gaçit, që sot deklaron se është viktimë. Artan Gaçi i likujdoi këstin e parë Stavri Mëhillit më 25 korrik 2019, në një kohë që prona u mor nga Mëhilli më shkurt 2020.

Rezulton se kjo pasuri është transkriptuar më pas në nenin hipotekor nr.83 datë 26 shkurt 2020 ZK.1739 nëpërmjet kontratës së shitjes se pasurisë së paluajtshme, por një moment që theksohet nga SPAK është se blerësi i kësaj prone, e pagoi këstin e parë për llogari të Stavri Mëhillit përpara se ky i fundit ta regjistronte atë në kadastër,”- thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore, duke ngritur dyshimin se pse Gaçi do të parapaguante një person për një pronë që ai ende nuk e zotëronte ligjërisht.

“Nga dokumentet rezulton se pala shitëse janë trashëgimtarët e Foto Mëhilli, ndërsa pala blerëse është shoqëria AG.TË shpk me administrator Artan Gaçi. Sipas kontratës rezulton se prona është shitur pas rivlerësimit me një vlerë 12.677.600 lekë, nga të cilat kësti i parë në vlerën e 3.000.000 lekë është likuiduar me datë 25 korrik 2019, nëpërmjet një transaksioni bankar. Dhe kësti i dytë në vlerën 9.677.600 lekë, është likuiduar në datë 25 Shkurt 2020. aktualisht prona figuron e regjistruar në pronësi të shoqërisë AG.TÇ shpk”, thuhet në dosjen hetimore.

Por për prokurorinë u bë më e qartë se Stavri Mëhilli shiti te Gaçi një pronë që nuk e kishte fare në pronësi. “Pra sikurse në AMTP autentike (pa ndërhyrjet dhe shtesat që rezultojnë të falsifikuara) në emër të familjes së shtetasit Foto Pavlo Mëhilli rezulton të jetë ndarë sipas ligjit 7501 vetëm një ngastër tokë e llojit ullishte me sipërfaqe 1200 m2  dhe nuk rezulton asnjë e dhënë për sipërfaqen tjetër 5512 m2 e cila rezulton me përmbajtje të AMTP-së që vetë përfaqësuesi i trashëgimtarëve të shtetasit Foto Pavlo Mëhilli ka paraqitur pranë Bashkisë Himarë dhe pranë ASHK për regjistrimin e pronës dhe njëherësh akti bazë që ka shërbyer për regjistrimin e kësaj sipërfaqe dhe me pas shitjen e saj tek pronari aktual”, thuhet në dosjen hetimore.

Tashmë kjo pronë është e sekuestruar ndërsa dyshja Gaçi-Xhaçka deklarojnë se nuk janë bërë asnjëherë pjesë e një falsifikimi për të përvetësuar një pronë. Këtë do duhet ta vërtetojnë në Prokurori, përballë dyshimit se Jorgo Goro nuk dërgoi pa shkak për regjistrim pikërisht këtë tokë, apo se Stavri Mëhilli nuk pa përkrahje në këtë çështje.

E paqartë është ecuria e projektit të AG. TÇ në pronësi të Gaçit, që parashikon ndërtimin e një resorti luksoz të quajtur “Dreamades Luxury Suites”, në një sipërfaqe 10.289 m2 dhe 106 suita. 5512 m2 nga kjo sipërfaqe tashmë është e sekuestruar dhe me pretendimin faktik të Mihallaq Bonjakut që kërkon pronësinë e truallit.

Publikuar nga Publik Media