E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nesër Sanchez merr vendimin; a do të japë dorëheqjen kryeministri spanjoll?
Lajme

Nesër Sanchez merr vendimin; a do të japë dorëheqjen kryeministri spanjoll?

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez pritet që nesër të marrë një vendim nëse do të japë apo jo dorëheqjen, pasi bashkëshortja e tij akuzohet për korrupsion.

Sipas The Guardian, Sanchez është duke reflektuar për të ardhmen e tij.

“Tani që kemi arritur në këtë pikë, pyetja që në mënyrë mjaft legjitime i bëj vetes është: a ia vlen e gjithë kjo? Sinqerisht nuk e di. Më duhet të ndalem dhe të mendoj për të”, shkruan kryeministri në letrën e tij.

Sánchez këmbënguli se gruaja e tij është e pafajshme dhe akuzoi hapur partinë konservatore Popullore (PP) dhe partinë e ekstremit të djathtë Vox për bashkëpunim me Manos Limpias dhe mediave që e sulmojë. Ai e quajti një përpjekje për të sjellë “kolapsin e tij personal dhe politik” duke sulmuar gruan.

Letra e Sánchez, të cilën ai mendohet se e ka shkruar vetë dhe pa u konsultuar me këshilltarët e tij është përshkruar nga aleatët e tij si personale, e shkruar nga një burrë i verbuar nga dashuria dhe mbrojtja nga sulmet ndaj gruas së tij, të cilat janë përshkallëzuar gjatë viteve të fundit.

“Ne shpesh harrojmë se ka njerëz pas politikanëve. Nuk jam i turpëruar të them se jam një burrë që është thellësisht i dashuruar me gruan e tij dhe që duhet të jetojë me pafuqinë për të parë gjithë baltën që i hidhet asaj çdo ditë”, shkroi kryeministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.