FOTO/ Ky është gjyqtari i Shkodrës që i vendosën tritol për shkak të detyrës

I vendosën tritol për shkak të detyrës, kush është

Tonin Stërkaj,

Personi që shikoni në foto është gjyqtari Tonin Stërkaj, të cilit iu vendos tritol në banesë orët e para të mëngjesit të sotëm.

Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, por dyshohet se lidhen me detyrën e Stërkajt dhe ngjarjet që ai ka gjykuar.

Publikuar nga Publik Media