E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmoi për 12 orë me radhë para hetuesve, Aishe Haklaj: Besimi ynë është te SPAK dhe gjykata
Lajme

Dëshmoi për 12 orë me radhë para hetuesve, Aishe Haklaj: Besimi ynë është te SPAK dhe gjykata

Nga Suedia në SPAK. Në udhëtimin e radhës për në Shqipëri, Aishe Haklaj, motra e madhe e 5 vëllezërve, 4 prej të cilëve të vrarë, mbërriti në Prokurorinë e Posaçme dhe dëshmoi për 12 orë me radhë në lidhje me një kallëzim të bërë në 2021.

Ajo akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha dhe disa persona të tjerë si të përfshirë në vrasjet e vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj në atentate mafioze në Tropojë vite më parë.

Në dalje të prokurorisë, Aishe Haklaj tha se ende ka besim se institucionet e reja të drejtësinë, do të zbardhin të vërtetën për krimet e tmerrshme, ndërsa nuk kurseu as falënderimet për gazetarët.

“Me gjithë respektin e madh për median, sepse ju keni kryer detyrën kryer detyrën tuaj dhe keni qenë pushteti i vetëm te cilit kemi mundur ti drejtohemi deri me tani, por tani , besimi ynë është ende tek SPAK dhe tek gjykata e posaçme. Ende nuk mund të them më shumë, sepse ende sekretet dhe gjithçka duhet të ruhen”, tha Aishe Haklaj. Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet të çelura mbi bazën e kallëzimit të bërë nga familja Haklaj ndaj ish kryeministrit te vendit Sali Berisha.

Në kallëzim janë renditur emrat e 15 personave të tjerë, të cilët thuhen se vepruan si bandë e armatosur dhe zbatonin urdhrat e ish shefit të qeverisë. Hetimet po kryen nga prokurorët e posaçëm Altin Dumani e Elida Kaçkini.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.