E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dështon mbledhja e Këshillit Politik, Bardhi i PD: I qendrojmë firmës sonë të 5-qershorit! Nuk mund të rishihet dhe rishkruhet asnjë fjalë ndryshe (E PLOTË)
Publik News

Dështon mbledhja e Këshillit Politik, Bardhi i PD: I qendrojmë firmës sonë të 5-qershorit! Nuk mund të rishihet dhe rishkruhet asnjë fjalë ndryshe (E PLOTË)

Dështon mbledhja e Këshillit Politik dhe nisma e kryeministrit Rama për të bindur palët me qëllim hapjen e listave.

 Pas 3 orësh mbledhje, mësohet se PD përmes sekretarit të Përgjithshëm Gazmet Bardhi ka shprehur vendosmërinë për të mos ndryshuar asgjë nga marrëveshja e firmosur e 5 qershorit. Pavarësisht se mbledhja vazhdon, mësohet se nuk do ketë qendrim tjetër të PD, veç këtij.

“Kuptuam nga diskutimi i Kryetarit të Partisë Socialiste që qëllimi është të rihapim edhe njëherë diskutimin për përmbajtjen e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe të bëjnë ndryshime të saj. Drafti i marrëveshjes së 5 Qershorit është produkt i një pune të përbashkët 6 mujore, është miratuar dhe nënshkruar me konsensusin e të gjitha palëve, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë. Ne i qëndrojmë firmës sonë dhe deklarojmë që nuk mund të rishihet apo rishkruhet asnjë fjalë ndryshe nga ajo që palët kanë dakordësuar dhe nënshkruar bashkërisht. Çështjet që ju shtruat bien në kundërshtim dhe ndryshojnë Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe prishin dakordësinë që ne kemi arritur aty. (nenet 19 dhe 36 të draftit të nënshtruar në zbatim të marrëveshjes së 5 Qershorit)”, mësohet se ka thënë Bardhi.

“Gjithashtu, në mbledhjet e Këshillit Politik, por edhe gjatë diskutimeve në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, përfaqësuesi zyrtar i Partisë Socialiste nuk ka dhënë konsensusin për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe ka dakordësuar se kjo çështje nuk mund të diskutohet tani, por në një fazë më të vonshme. Ky fakt konfirmohet edhe nga përmbajtja e marrëveshjes së 5 Qershorit, ku specifikohet në shënimin nr. 2 që “nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Sipas pikës 12 të marrëveshjes së firmosur më 5 Qershor “12. Hyrja në fuqi”: “ky shënim është i zbatueshëm për zgjedhjet e rradhës”, është shprehur zyrtari i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.