Detaje nga aksidenti i eskortës së gjyqtares së Berishës Irena Gjoka
Polici lëvizte me makinë me targa zvicerane
Zbardhen detaje nga aksidenti dje, ku një efektiv policie përplasi eskortën që shoqëronte familjen e gjyqtares Irena Gjoka. Sipas burimeve, ka qenë një efektiv i Rrugores nga Elbasani, që lëvizte me makinë me targa zvicerane.
Hetuesit kanë kërkuar kamerat për të parë çfarë rregullash ka shkelur shkaktari i aksidentit, mbasi njëri nga gardistët e Republikës ka thënë që udhëtoi mbas nesh që në Rinas e deri në selitë ku ndodhi aksidenti.
Në Rinas, Garda e Republikës, thuhet nga Policia Kufitare se priti djalin e gjyqtares Irena Gjoka, e cila prej ditësh është nën ruajtje dhe mbrojtje. Fillimisht Policia Rrugore e Tiranës në mënyrë të paprecedentë e ka raportuar që nuk kishte anëtarë të familjes së gjyqtares në makinën që po eskortohej nga Garda e Republikës.
Izidor Heta është efektivi, i cili u përplas mbrëmjen e kaluar me makinën e Gardës, që po shoqëronte makinën e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka.
Heta është efektiv i Policisë Rrugore në Elbasan.
Isidor Heta, rezulton se ka shërbyer si pjesë e gardistëve pranë Sali Berishës në 21 Janar të vitit 2011. Burime bëjnë me dije për Zërin se Heta ka mbajtur dhe gradën e nënoficerit të eskortës së Berishës.
Mësohet se në momentin e aksidentit, po udhëtonte me një makinë private me targa zviceriane dhe jo me mjetin e policisë.
Ndërsa shoferi i mjetit ku ndodhej djali i gjyqtares ishte Ardjan Disha.
Bazuar në pamjet e kamerave te sigurisë, polici dyshohet të ketë shkaktuar përplasjen.
Sipas gardistëve që po eskortonin djalin e Irena Gjokës, policit iu kërkua tre herë që të distancohej dhe të mos hynte në eskortim, por ai nuk u bind.
Gardistët pretendojnë se polici udhëtoi pas tyre që nga Rinasi e deri në Selitë, ku ndodhi aksidenti.
Vetë polici, në dëshminë e dhënë të premten në mbrëmje, pretendoi se ishte lagështira në rrugë që e bëri të humbasë kontrollin.
Megjithatë, hetimet, pjesë e të cilave përveç policisë u bë edhe SHISH së bashku me Gardën, pritet të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



