E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJE/ Plagosi të riun në Fier, policia kap autorin: Ja çfarë iu gjet në banesë
Lajme

DETAJE/ Plagosi të riun në Fier, policia kap autorin: Ja çfarë iu gjet në banesë

Policia e Fieit ka zbardhur dhe identifikuar autorin e plagosjesme armë në fshatin Fermë-Çlirim pasditen e sotme.

19 vjeçari Renato Gjoka u plagos me armë zjarri në këmbë teksa ishte i shoqëruar edhe nga e fejuara e tij.

Njoftimi i policisë:

Policia kap dhe shoqëron autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 19 – vjeçarit.

Autorit të dyshuar policia i gjen në banesë dy armë zjarri Pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve të kryera për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku më datë 30.01.2018, rreth orës 15.45 , është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasit R.Gj,19 vjeç, banues në Fier, rezultoi se:

Shtetasi E.H, dyshohet se në banesën e tij ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin R.Gj. Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta dhe një sasi fishekësh.

Gjithashtu janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët kanë dijeni për ngjarjen dhe po punohet për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.