E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja mbi vrasjen e trefishtë, dhëndri që acarohej shpejt
Lajme

Detaje të reja mbi vrasjen e trefishtë, dhëndri që acarohej shpejt

Zbulohen të tjera të dhëna mbi fatkeqësinë që i trokiti familjes Mata ditën e sotme: burrë e grua vrarë nga dhëndri i tyre dhe ky i fundit, që vrau edhe veten.

Vajza e shtëpisë, Nevila Mata, sociologe, që punonte në OJQ të ndryshme në Tiranë, ishte martuar prej disa vitesh me autorin e krimit, Majlind Lalën dhe kishte me të një fëmijë të mitur.

Nevila gëzonte reputacion shumë të mirë në shoqëri, ndryshe nga i shoqi që njihej si problematik dhe acarohej shpejt.

Dhëndri kishte pasur konflikt me prindërit e së shoqes dhe sherri midis tyre precipitoi deri në vrasjen e trefishtë.

Nevila, bashkëshortja e autorit të krimit, me të cilin kishte fëmijë, por nuk dihet nëse ishin të celebruar ligjërisht, ka qënë një farë kohe jashtë vendit së bashku me të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.