E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja nga vrasja 36 vjeçares dhe vëllait të saj në Rrëshen
Publik News

Detaje të reja nga vrasja 36 vjeçares dhe vëllait të saj në Rrëshen

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Rrëshen, ku viktimë mbetën vëlla e motër, përkatësisht 34 dhe 36 vjeç.

policia-nate

Autori i ngjarjes, Fatmir Kolecaj nga fshati Zejmen i Lezhës, ka shkuar në banesën e ish-bashkëshortes i armatosur, duke qëlluar për vdekje Vladison Filopatin dhe menjëherë pas kësaj ka dalë nga banesa, motra e tij, Esmeralda Filopati, duke e qëlluar për vdekje edhe këtë të fundit, transmeton News24.

Ai ka shkuar për të marrë fëmijët. Çifti që kishin tre fëmijë nga martesa e tyre e vështirë ishin divorcuar prej tri vitesh, ndërsa Kolecaj kishte kryer burg për dhunë në familje.

Gjykata kishte vendosur që fëmijët t’i takonin gruas dhe prej asaj kohe, burri nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, derisa ka kulmuar sonte me vrasjen e ish-gruas.

Pas daljes nga burgu, 47 vjeçari nuk kishte pasur asnjë kontakt me familjen.

Menjëherë pas krimit të rëndë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke marrë edhe armën automatike me vete. Policia ka ngritur postblloqe të shumta për arrestimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.