E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ Me dy emra dhe i përfshirë në aktivitet kriminal, Prokuroria i sekuestron pasuritë në Elbasan
Lajme

DETAJET/ Me dy emra dhe i përfshirë në aktivitet kriminal, Prokuroria i sekuestron pasuritë në Elbasan

Porkuroria ka sekuestruar sot disa pasuri të paluatshme në Elbasan, pasi dyshohet se paratë për blerjen e tyre burojnë nga aktiviteti kriminal.

“Per kete shtetas Transaksionet financiare të dyshimta, kryer në bankat e nivelit të dytë, pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si dhe biznese në emër të tij dhe lidhjeve të tij familjare, të cilat dyshoheshin se burojnë nga aktiviteti kriminal, kryer në Itali”, saktëson Prokuroria.

NJOFTIMI I PLOTË

Me kerkese te prokurorise Elbasan, U ekzekutua Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan Nr. 913 date 07.12.2018, per sekuestro preventive për pasuritë:

1. Nje ndërtesë 5-katëshe, me siperfaqe banimi 1502 m2, ne Elbasan
2. Njësi Shërbimi me sipërfaqe 400 m2, ne Elbasan
3. Nje siperfaqe toke prej 5200 m², ne Elbasan.
4. Sekuestro 100% të kuotave të zotëruara nga shtetasja I.K në shoqërinë tregtare “KILA TRANS” sh.p.k.

Vlera e blerjes së këtyre pasurive nga shtetasi Elton Kila alias Kastriot Kila, të deklaruara në deklaratat noteriale të përpiluara tek noteri, kap shumën prej 70. 819.000 leke te reja.

Vlera aktuale e tregut e ketyre pasurive eshte shume here me e madhe.

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të luajtshme apo të paluajtshme si dhe llogari bankare të dyshuara me prejardhje kriminale.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.