E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/ Si  gjeti vdekjen në dhomën e hotelit biznesmeni në Divjakë
Lajme

Detajet/ Si gjeti vdekjen në dhomën e hotelit biznesmeni në Divjakë

tragjikisht pronari i një hoteli në Divjakë. Detaje të reja  zbulohen nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë pas mesnate.

Burimet thanë se viktima është shtetasi Llambri Marku, 60 vjeçari i cili u gjet i pajetë, i djegur në një nga dhomat e hotelit në pronësi të tij në Divjakë.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se aksidentalisht, në dhomën e hotelit ku po rrinte viktima, gjatë natës është shkaktuar zjarr për shkak të një cigareje që kishte harruar të ndezur 60-vjeçari.

Mësohet se ai ka qenë i dehur në kohën kur ka rënë zjarr dhe nuk ka mundur dot të shpëtojë veten.

Marku kishte vetëm pak ditë që ishte ndarë nga e shoqja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.