Dhërmi, humb jetën gjatë patrullimit polici
Një punonjës i Policisë Kufitare në Dhërmi, ka ndërruar jetë gjatë patrullimit në det.

Sipas burimeve të Policisë, bëhet me dije se bëhet fjalë për 56-vjeçarin S.A., drejtues i një mjeti lundrues.
Mësohet se ai nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundrues përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.
Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.
NJOFTIMI:
Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.
Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.
Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak
Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



