Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri reagon ashpër lidhur me projektligjin e amnistisë fiskale
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri në një deklaratë ka reaguar ashpër lidhur me projektligjin e amnistisë fiskale duke u shprehur se nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e përfshirë në veprimtari kriminale do të përjashtohen nga amnistia. Gjithashtu u shpreh në deklaratën se nëse miratohet, legjislacioni do të kufizonte përpjekjet për të përmirësuar klimën e biznesit dhe investimeve.
“Ne gjithashtu vlerësojmë se pozita e Shqipërisë në programet ndërkombëtare të monitorimit mbi pastrimin e parave do të rrezikohej dhe si rrjedhojë reputacioni i vendit do të dobësohej.
Dispozitat e këtij projektligji nuk ofrojnë garanci që individë me aktivitete kriminale serioze si droga, trafiku i qënieve njerëzore, pastrimi i parave janë të përjashtuar nga amnistia. ”-u shprehën ata.
o ashtu miratimi i këtij projektligji do të rrezikonte pozitën zyrtare të Shqipërisë dhe vendin e saj në BE.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



