“Dhuna kriter për përjashtim”/ Ervin Salianji në Kryesinë e PD: Nuk e marrin dot godinën sado rrotull t’i vijnë. Kontakti me demokratët duhet të ishte më i shpeshtë
Në mënyrë unanime deputetët e PD janë shprehur kundër dhunës që u ushtrua nga protesta e Berishës para selisë blu. Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se dhuna duhet të jetë kriteri kryesore për përjashtim. Nxitja për dhune dhe përkrahja e dhunës, ka deklaruar ai, duhet te jete kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesën.
“Dhuna është e papranueshme dhe duhet te distancohet çdo perfaqesues i Partise Demokratike, kriteri per perjashtim duhet te jete ky kufi, ndarja me dhunën dhe mjete parapolitike! Ky diferencim duhet te jetë edhe për të mos perjashtuar ne bllok, duhet te japim mundesine e reflektimit dhe distancimit nga dhuna pjesemarresve qe mund te jene aty dhe jam i bindur qe jane aty për shkak te zhgenjimit dhe dëshpërimit të mosfitores në 25 Prill! Nxitja për dhune dhe perkrahja e dhunes duhet te jete kriteri ndarës për përjashtimin ose bashkëjetesen, nëse ka kolegë që pranojnë rriskimin e jetës dhe eleminimin fizik të drejtuesve te degeve, te Keshillit Kombetar, deputeteve kjo është vijë ndarëse dhe ketu nuk i kemi përjashtuar ne por ata!
Gabimet e së shkuarës nuk duhet te perseriten dhe PDSh duhet të jetë force qe udheheq dhe terheq pjesen e shoqerise qe perdite e me shume po zhgenjehet nga politika, ju duhet te beni diferencen me gjithçka qe keni bere gabim ne 8 vitet e bashkedrejtimit të perceptuar, personalisht isha dhe jam për mosvendosjen as te hekurave, as te betejes per godine, nuk e marrin dot godinen dhe as marrin dot legjitimitet prej saj sado rrotull te vijne, ashtu siç hyjne dalin sepse ligji është kufiri dhe jo sjellja tribale dhe as zaptimi! Dalja në terren dhe kontakti me demokratët duhet te ishte i shpeshte ne keto muaj, madje dhe zevendesimi i kujtdo qe nuk ka më peshe elektorale ose është i papranueshem për demokratët apo qytetaret ne zonat qe mnulojne, ne kemi tentuar te imponojme politikane te diskredituar qe populli i ka refuzuar me vote disa here! Merita duhet te kthehet ne themel te kesaj force”, tha thene Salianji.
Endri Hasa: S’mund të negocioj uljen në tryezë me ata që erdhën në PD për të na vrarë!
Do të ishte e vështirë për mua, por edhe për të gjithë kolegët të përballeshim me vendime për përjashtimin apo pezullimin e funksionarëve apo ish-funksionarëve që kanë mbajtur detyra të rëndësishme në këtë parti. Por pas 8 janarit, s’mund të fshihemi pas gishtit. Ne nuk mund të jemi përbashkues me ata që të fusin shkopinj nën rrota. Ata kanë sot për qëllim vetëm që të pengojnë axhendën tonë politike kundër qeverisëdhe rikthimin e PD në pushtet. Pjesa më e madhe e anëtarëve të kryesisë ishin dëshmitarë okularë të asaj që ndodhi në 8 janar. Ata erdhën për të na vrarë, dhe ne vazhdojmë të diskutojmë për t’u ulur me të njëjtën tryezë dhe për të ndarë vendimmarrje të përbashkët? Ata nuk mund dhe nuk duhet të jenë këtu. Ata erdhën të organizuar për të dhunuar dhe për të vrarë, ne të mendohemi? Nuk bëhet politikë me dhunën, më 8 janar mjetet politike mbaruan! Në 8 janar ishte vetëm një turmë banditësh që erdhi për të dhunuar. PD është parti perëndimore dhe ne duhet të distancohemi përfundimisht nga të gjithë ata që nuk e përfaqësojnë këtë. E kam thëne që në mbledhjet e shkuara, që gjërat nuk zgjidhen duke i ardhur gjësë anash e anash, kur gjëja duhet zgjidhur në kohë. Italianët thonë “duhet këputur koka e demit, po nuk ia këputem kokën demit, do të kemi pasoja të tjera”. Unë s’mund të pajtohem me njerëz që nxiten dhe frymëzuan dhunë në 8 janar! Ata nuk janë kurrsesi demokratë, rruga jonë me ta është ndarë njëherë e përgjithmonë. Nëse kjo është partia e tyre, kjo nuk është partia ime. Kush ka hyrë në oborr në krah të atyre që mbanin hunj dhe leva ka damkën e kriminelit, jo të demokratit. Vendimet sot duhet të jenë shumë të forta. As Edi Rama s’ka arritur të shkojë deri këtu. Kush erdhi për gjak, nuk mund të ketë vend në këtë parti, sot dhe kurrë.
Fitim Zekthi: Ajo qe ndodhi ne 8 janar eshte thjesht kulmim logjik i nje levizjeje ilegjitimiste te nisur qe ne shtator. Levizja e z Berisha u perpoq te deligjitimoje institucionet e PD, kryetarin e saj, kryesine, Keshillin kombetar dhe u shpreh se do bente revolucion. Instituciobet u quajten peng, te shitura, te paligjshne. Paralelisht ne menyre jo transparente, totalisht abtastutore u mblidhen te adhtuquajturat firma per kucend kombetar. E gjitha kjo duhej per mbulese te paligjshnerise dhe per justifikim te mberritjes tek 8 janari. Z Berisha levizjen e tij e zhvilloi ne parapolitike, ai doli nga politika, doli nga ndjekja e rregullave dhe e normave te te drejtes. Foltorja ishte fondamentaliste ne gjuhe dhe veprime sepse pretendonte se zoteronte te verteten supreme. Ajo nuk lejonte dhe nuk lejon nje kuptim tjeter mbi gjerat, mbi statutin, mbi te verteten. Foltorja konstruktoi me ane te meadiave, me ane te propagandes, me ane gjuhes lincuese, me ane te agresivitetit dhe akuzave hiperbolike, ne ane te konspiracionit nje realitet sikur ajo eshte shumice. Me kete kerkonte vetem justifikimin per te shkuar tek 8 janari. Vetem levizje per demokratizim apo hapje nuk eshte. Kjo lloj levizjeje, keto lloj levizjesh gjate gjithe historise perfundojne ose ne grusht shteti ose ne revolucion. Ishte nje ngjarje dramatike, nje dhimbje pa mbarim per shqiptaret dhe demokratet. Ata qe e bene dhe ideuan nuk kane asnje lidhhe me vlerat konservatore, ata nuk udhehiqen nga dashuria per vendin, nga respekti per jeten e njerevve. Konservatoret jane njerez te permbajtur, jane njerez qe nuk mitizojne apo fetishizojne karrieren apo interesin politik, jane njerez qe udhehiqen nga shikimi nga vetja, nuk duan asgjesime dhe nuk justifikojne kurre perdorimin e cdo mjeti per politike. Me ideatoret dhe organizatoret e 8 janarit partine demokratike nuk e lidh asgje. Ky moment duhet te sherbeje per ndarje nga sjellje dhe mendime fondanentaliste, per ndarje nga mendimi se e verteta fundore zoterohet nga dikush dhe se ne emer te saj mund te behet gjithcka edhe dhune. Ne, kryesia, kryetari duhet te nderyojme nje pd te djathte, konservatore qe nuk ben asgje pa patur ne fokus Shqipetine. Per PD eshte e mire vetem ajo qe eshte e mire per Shwipetine. Nuk duhet kurre te shohim cfare na intereson ne, por cfare i intereson vendit sepse vetem ajo na qe i duhet vendit eshte e mire edhe per Pd. Shkurt duhet nje parti me ide te djathta dhe njerez qe populli i sheh si bartes te sinqerte te ketyre ideve. Boll me me lojera te uleta meskine.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



