E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhuna ndaj Bledi Kasmit/ RSF: Rama të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia
Lajme

Dhuna ndaj Bledi Kasmit/ RSF: Rama të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia

 

Organizata “Reporterët pa kufij” ka reaguar lidhur me dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi, Kryeredaktor i RD-së, në protestën e djeshme të opozitës.

“RSF denoncon dhunën policore kundër gazetarit Bledi Kasmi në një demonstratë në #Tirana #Albania. Një gazetar me përvojë, Kasmi po raportonte për Rilindja Demokratike http://ëëë.rd.al.

Kryeministri Edi Rama @ediramaal duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia”, thuhet në reagimin e organizatës.

Bledi Kasmi u qëllua me shkop gome gjatë protestës së djeshme të opozitës, ndërsa ishte duke bërë disa fotografi për gazetën RD.

Nga goditja në kokë, gazetari pësoi të paktën 10 qepje, ndërsa iu dha ndihma e parë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Image

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.