Dhuna ndaj kuksianëve në protestën e Rrugës së Kombit, nis hetimi ndaj policisë
Prokuroria duket se e ka kuptuar më në fund që dhuna në Rrugën e Kombit nisi nga ana e policisë ndaj protestuesve.
Për këtë arsye, Prokuroria e Kukësit ka nisur procedim penal për efektivët e policisë të cilët ishin për të ruajtur sigurinë gjatë protestës së 31 marsit 2018 e cila përfundoi me djegien e kabinave ku bëhej pagesa e tarifës së kalimit të rrugës së Kombit.
Burime nga prokuroria thanë se dosja e policëve do të hetohet veçmas nga ajo e protestuesve.
Në dëshmitë e dhëna por dhe në disa pamje filmike, efektivët e policisë duket se kanë goditur me shkopinj gome për të parandaluar protestuesit t’i afrohen kabinave të pagesës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



