E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dhunohet gazetari Ervin Dushi në Shkodër
Lajme

Dhunohet gazetari Ervin Dushi në Shkodër

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku gazetari Ervin Dushi pretendon se është dhunuar nga disa persona pranë një supermarketi në lagjen “Skënderbeg”.

Sipas dëshmisë së tij, autor i sulmit ka qenë shtetasi Prek Gjoni, i njohur si pronari i rrjetit të marketeve “Xhedis”, së bashku me persona të tjerë që e shoqëronin. Dushi lidh ngjarjen me një denoncim të bërë më herët prej tij, në mbështetje të një punonjëseje të këtij biznesi, e cila kishte pasur një konflikt me pronarin.

Pas ngjarjes, gazetari është paraqitur në Policinë e Shkodrës, ku ka bërë kallëzim zyrtar dhe ka deklaruar se do ta ndjekë çështjen përmes rrugëve ligjore dhe institucionale.

Nga ana e saj, policia konfirmon se një shtetas me inicialet E. D., me profesion gazetar, është paraqitur në komisariat duke kallëzuar se rreth orës 20:00 është goditur me grushte nga disa persona, në afërsi të një supermarketi në zonë.

Shërbimet e policisë kanë reaguar menjëherë, duke kryer veprimet e para hetimore dhe duke identifikuar një nga personat e përfshirë, shtetasin me inicialet P. Gj. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe dokumentimin e saj sipas procedurave ligjore.

Shkodër / Informacion paraprak

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi E. D., gazetar, i cili ka kallëzuar se rreth orës 20:00 është goditur me grushte nga disa shtetas, në lagjen “Skënderbeg”, përpara supermarketit “Xhedis”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë bërë identifikimin e njërit prej personave, shtetasit P. Gj., ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt dhe shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.