E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Digjen gjatë natës katër betoniere në Dukat të Vlorës
Lajme

Digjen gjatë natës katër betoniere në Dukat të Vlorës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë orëve të natës në fshatin Dukat, ku katër betoniere janë përfshirë nga flakët brenda një kantieri ndërtimi.

Sipas informacioneve paraprake, mjetet e djegura ishin në pronësi të shtetasit Blerti Mehillaj. Në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë arritur të vënë nën kontroll flakët, por nuk kanë mundur të shpëtojnë betonieret, të cilat janë shkatërruar plotësisht.

Të dhënat e para sugjerojnë se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët e mundshëm.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për të hedhur dritë mbi rrethanat që çuan në këtë incident, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.