Një mjet luksoz tip Audi R8 modeli i fundit i vitit 2020 është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Mësohet se mjeti tip Audi R8, ka qenë i parkuar kur ka shpërthyer në flakë dhe paraprakisht policia dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme. Pronari i mjetit mendohet se është pushues ose një shqiptar që jeton në Gjermani pasi mjeti është dhe me targa gjermane.
Nga një kërkim i thjeshtë në internet, del se mjeti luksoz tip Audi R8 model i vitit 2020, kushton nga 182 – 208 mijë dollarë dhe vijon më tej sipas opsioneve shtesë.




